AME merr pjesë në Trajnimin Operacional në Gjermani

AME merr pjesë në Trajnimin Operacional në Gjermani

Krijuar në datën 12/10/2020
Me ftesën zyrtare nga konsorciumi IPA FLOODS, mekanizmi evropian për mbrojtjen civile, AME është duke marr pjesë në trajnimin operacional ”Pompat me Kapacitet të Lartë ”nga data 23.04.2017 deri më 26.04.2017 ne Deggendorf të Gjermanisë . Në këtë trajnim janë duke marrë pjesë 10 pjesëtarë nga AME lidhur me përdorimin dhe menaxhimin e pompave me kapacitet te lart, kurse në përfundim të këtij trajnimi Republikës së Kosovës do t’i dhurohen këto pajisje, ndërsa pjesëmarrës në këtë trajnim janë edhe ekipet e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Trajnimi teorik është duke u mbajtur në lokalet e Qendrës se Policisë Federale ne Deggendorf të Landit të Bavarisë, nga instruktor ndërkombëtar të këtij Konsorciumi, ndërsa pjesa praktike e këtij trajnimi është duke u zhvilluar në brigjet e lumit Danub.

Vlen të theksohet se përveç këtij ekipi që është duke marrë pjesë në këtë trajnim, nga data 26-29.04.2017 do të marrin pjesë edhe një ekip nga AME, po ashtu prej 10 pjesëmarrësve në trajnimin “Ndërtimi i barrierave”, kurse qëllimi i këtij trajnimi operacional është ngritja e kapaciteteve për reagim në raste të emergjencave gjegjësisht, vërshimeve në vendin tonë si dhe mbështetja e vendeve të rajonit rast emergjencave